Çfarë po ndodh mbas xhirimeve të Musical FEST-it

Xhirimet e Musical FEST ishin një sukses i vërtetë për vetë faktin se morën pjesë rreth 100 këngëtarë të muzikës popullore nga të gjitha viset shqiptare e më tej. Pjesëmarrësit prezantuan këngë plotësisht të reja si dhe disa ripërpunime që nuk ishin shfaqur më parë në klipet e vetë këngëtarëve. Sigurisht, synimi i festivalit dhe i televizionit Musical mbetet promovimi i mëtejshëm i tyre këtyre krijimeve në ditët, javët dhe muajt në vazhdim.

Aktualisht, puna vazhdon intensivisht për montimin dhe përgatitjen e të gjitha xhirimeve dhe fotove që u mblodhën gjatë tre ditëve xhirimit të festivalit.

Në ditët në vazhdim do jemi duke publikuar edhe shumë foto të tjera, ndërkohë që puna për përgatitjen e të gjitha videoklipeve do të kërkojë edhe pak më shumë kohë për shkak të numrit të madh.

Ndër emrat e artistëve që morën pjesë mund të përmendim: Silvana Gunbardhi, Ylli Baka, Maya, Marjola Kaçani, Valbona Halili, Valbona Mema, Irin Qirjako, Bujar Qamili, Paro, Enkelejda Alushi, Ermira Kola, Fatjeta Barbullushi, Kujtim Shehu, Linda Hakaj, Lori, Nadi, Violeta Kajtazi, Vida Kunora, Mira Janji, Lili Gjidodaj, Ledi.

Me këtë rast do deshim t’i falënderonim të gjithë këngëtarët për bashkëpunimin dhe mbështetjen para dhe gjatë perfomancave të tyre.

2 comments