Musical FEST – Puntata 10 (përmbledhje)
Përshëndetje miq të Musical, Ju falenderojmë shumë që po na ndiqni rregullisht nëpërmjet televizionit Musical (në Digitalb), Facebook dhe YouTube. Vida Kunora – “Ka ra dielli, ka ra hana” E startojmë këtë puntatë me këngëtaren Vida Kunora...Ajo vjen me një këngë të Shqipërisë së Veriut me titull "Ka ra dielli, ka ra hana"...Vetë nga titulli ngjall kureshtje për ta dëgjuar performancën e Vidës 🙂 Lutfi Muça - "Lulëkuqja e Kosovës" Pavarësisht moshës që ka, ai nuk i largohet skenës dhe publikut shqiptar. Është Lutfi Muça i cili sjell në Musical-Fest një këngë patriotike, dedikuar trimëreshave të Kosovës...Ne këtë rast për "Lulëkuqen e Kosovës" 🙂 Edmond (Edi) Nikolla - "Luj për hatër tem" Ka shume vajza që janë të ndrojtura për te kërcyer por njerëzit duan që të mos jenë të tilla dhe i thonë: "Luj për hatër tem" Këtë këngë e sjell në Musical-Fest...Edmond Nikolla 🙂 Altin Dajlani - "Lasdonja" Altin Dajlani është pjesëmarrësi i radhës në Musical-Fest...Ai do të prezantohet me një këngë mjaft të veçantë për këtë festival, me titull "Lasdonja" 🙂 - (Intervista backstage) Naxhije Fejza – “Moj sevda” Këngëtarja e radhës është nga Naxhije Fejza  Ju ftojmë të shikoni performancën e saj me këngën "Moj sevda" 🙂 Dule Malindi dhe Paro Ziflaj - "Labëri dhe Toskëri" Një duet do të ngjitet në skenën madhështore të këtij evenimenti...Ata do të këndojnë një këngë që i kushtohet zonës së jugut dhe gjuhës jugore (toskërishtes) të Shqipërisë. E mbyllim puntatën e sotme me Dule Malindi dhe Paro Ziflaj 🙂 Këngët e prezantuara në këtë event mund të ndiqni vazhdimisht në Musical TV, dhe sigurisht në faqen tonë në YouTube dhe në Facebook.
Për të gjitha ata prej jush që nuk patët mundësi ta shihni të plotë Puntatën 10 të Musical FEST, e cila u transmetua dje në orën 20:00, ju ftojmë të shfrytëzoni linket e mëposhtme për ta parë atë të plotë. Musical Fest – Puntata 10 (pjesa 1) Musical Fest – Puntata 10 (pjesa 2) Musical Fest – Puntata 10 (pjesa 3)
0 comments