Musical FEST – Puntata 11 (përmbledhje)
Përshëndetje miq të Musical, Ju falenderojmë shumë që po na ndiqni rregullisht nëpërmjet televizionit Musical (në Digitalb), Facebook dhe YouTube. Artan Bakija – “Arshiku” E hapim këtë puntatë me një këngëtar i cili vjen nga Kosova për të marrë pjesë në Musical-Fest..."Arshiku" është kënga me të cilën do të performojë Artan Bakija 🙂 Ju ftoj ta ndiqni 🙂 - (Intervista backstage) Gramoz Tomorri – “Ah moj nëna ime” Nëna është personi më i shtrenjtë në botë... Me të ndahen shumë gjera, po Gramozi çfarë i thotë? "Ah moj nëna ime"...një produksion i Musical TV e sjell në Musical-Fest Gramoz Tomorri 🙂 Mirela Deda - "Shtëpia e nënës" Një tjetër këngë që ka lidhje me të shtrenjtën nënë do të prezantohet në këtë festival...Mirela Deda është këngëtarja që do të ngjitet në këtë skenë me këngën e saj "Shtëpia e nënës" 🙂 Thanas Marko – “Dola shokë dola” Tani do të shohim performancën e Thanas Marko me "Dola shokë dola" një këngë mjaft interesante që vjen në Musical-Fest...:) Edi Ermeni – “Dera huaj moj nuse” Shikues të dashur, këngëtari që vjen është Edi Ermeni. Ai do të prezantohet me një këngë që i kushtohet nuseve tradicionale, vështirësive të para të tyre..."Dera huaj moj nuse" Lori – “Thuaji asaj” O zemër thuaji asaj, pa ty e lumtur jam...këngë që i dedikohet një dashurie të humbur...Këngëtarja që do ta interpretoje këtë këngë është shumë e dashur për publikun..."Thuaji asaj" Lori 🙂 Këngët e prezantuara në këtë event mund të ndiqni vazhdimisht në Musical TV, dhe sigurisht në faqen tonë në YouTube dhe në Facebook.
Për të gjitha ata prej jush që nuk patët mundësi ta shihni të plotë Puntatën 11 të Musical FEST, e cila u transmetua dje në orën 20:00, ju ftojmë të shfrytëzoni linket e mëposhtme për ta parë atë të plotë. Musical Fest – Puntata 11 (pjesa 1) Musical Fest – Puntata 11 (pjesa 2) Musical Fest – Puntata 11 (pjesa 3)  

Trackbacks