Musical FEST – Puntata 12 (përmbledhje)

Përshëndetje miq të Musical,

Ju falenderojmë shumë që po na ndiqni rregullisht nëpërmjet televizionit Musical (në Digitalb), Facebook dhe YouTube.

Genc Muhja – “Në bahçen tande unë të njoha”
“N’bahçen tande unë të njoha”…bëhet fjalë për një dashuri me shikim të parë. Genc Muhja do ta përcjellë mjaft mirë për ju…

Enkelejda & Hysni Alushi – “kolazh”
Ata janë dy kushurinj të cilët janë bashkuar për të qenë pjesë e këtij aktiviteti gjigand :)…Ata janë Enkelejda ft Hysni Alushi me “Kolazh” 🙂 – (intervista backstage)

Martin Mera ft Jona Kapllanaj – “Dola lartë në male”
Një tjetër duet do të ngjitet në skenën e Musical-Fest 🙂 “Dola lart në male” është kënga me të cilën do të performojnë…Ju ftojmë të ndiqni Martin Mera ft Jona Kapllanaj 🙂

Zaim Hasrama – “Sa të du, sa të du”
Ndjenja më e rëndësishme në jetë është dashuria, e cila na ndjek në çdo moment të jetës sonë…”Zaim Hasrama” vjen në Musical-Fest me këngën “Sa të du, sa të du” një produksion i Musical TV :)…

Edmond Muho – “Lulja ime”
Dashuria për çdo njeri është në mënyra të ndryshme si në vepra ashtu dhe në të shprehur…Këngëtari Edmond Muho vjen në Musical-Fest me këngën e tij “Lulja ime” 🙂 – (Intervista backstage)

Besiana Mehmedi ft Shkodrani – “Drini bardhë e zi”
Këtë puntatë do ta mbyllim me një çift këngëtarësh, ata nuk janë vetëm në skenë së bashku por edhe në jetë…Ata do të vijnë me këngën “Drini bardh e zi” Besiana Mehmedi ft Shkodran Tolaj 🙂

Këngët e prezantuara në këtë event mund të ndiqni vazhdimisht në Musical TV, dhe sigurisht në faqen tonë në YouTube dhe në Facebook.

Për të gjitha ata prej jush që nuk patët mundësi ta shihni të plotë Puntatën 12 të Musical FEST, e cila u transmetua dje në orën 20:00, ju ftojmë të shfrytëzoni linket e mëposhtme për ta parë atë të plotë.

Musical Fest – Puntata 12 (pjesa 1)

Musical Fest – Puntata 12 (pjesa 2)

Musical Fest – Puntata 12 (pjesa 3)

Trackbacks