Musical FEST – Puntata 13 (përmbledhje)

Përshëndetje miq të Musical,

Ju falenderojmë shumë që po na ndiqni rregullisht nëpërmjet televizionit Musical (në Digitalb), Facebook dhe YouTube.

Në radhë të parë “Gëzuar festen e 101 vjetorit të Pavarësisë! Gëzuar të  gjithë shqiptarëve kudo që ata jetojnë dhe punojnë!”

Miq të dashur, ju prezantojmë me Puntatën e 13-të të Musical-Fest…Ju ftoj të qëndroni me ne për të prezantuar 6 pjesëmarrësit e kësaj puntate …Ndërkohë ju rikujtojmë pjesëmarrësit e puntatës së kaluar

Shqiponja Muhaxheri – “S’ka, s’ka”
Këngëtarja që do të hapë puntatën e sotme, vjen nga Kosova…Ajo do të prezantohet me këngën e saj “S’ka s’ka”…Nuk po ju jap më shumë detaje shiheni më mirë vetë performancën e Shqiponja Muhaxherit.

Violeta Kajtazi – “Jam me ty, s’jam me ty”
Jam me ty apo s’jam me ty….këtë dilemë do ta zgjidhë këngëtarja nga Kosova Violeta Kajtazi, e cila vjen me Musical-Fest me “Jam me ty, s’jam me ty”

Ergys Hyka – “Beqarisë i erdhi fundi”
Kur beqarisë i vjen fundi, fillojnë përgjegjësitë martesore….Për këtë tematike flet dhe kënga e këngëtarit Ergys Hyka Shohim performancën e tij me këngën “Beqarisë i erdhi fundi” – (intervista backstage)

Tani Berisha – “Të dua ty”
Këngëtari që do të ngjitet në skenë është Tani Berisha…Zemra e tij digjet nga dashuria…Ju ftoj të shihni “Te dua ty”…Taniii

Pëllumb Vrinca – “Sa mëkat”
Këngëtari që vjen tani është Pëllumb Vrinca…”Sa mëkat” një këngë mjaft e veçantë për tu prezantuar në Musical-Fest…Shohim performancën e tij

Viki – “Me rrëmbeve zemrën”
Kemi mbërritur në fund të emisionit….Këngëtarja që do ta mbyllë është Viki…Ajo vjen me një produksion të Musical TV, me titull “Me rrëmbeve zemrën”…Kush ia ka rrëmbyer zemrën Vikit? Ju ftoj ta shohim së bashku

Për të gjitha ata prej jush që nuk patët mundësi ta shihni të plotë Puntatën 13 të Musical FEST, e cila u transmetua dje në orën 20:00, ju ftojmë të shfrytëzoni linket e mëposhtme për ta parë atë të plotë.

Musical Fest – Puntata 13 (pjesa 1)

Musical Fest – Puntata 13 (pjesa 2)

Trackbacks