Musical FEST – Puntata 2 (përmbledhje)

Përshëndetje miq të Musical,

Ju falenderojmë shumë që po na ndiqni rregullisht nëpërmjet Televizionit Musical (në Digitalb), Facebook dhe YouTube.

Në këtë “Puntatë të dytë” u prezantuan gjashtë këngëtarë të tjetër të cilët janë:

Alban Jashari – “E përsosur”
Këngëtari që do të performojë tani është Alban Jashari, ai vjen nga Kosova për tu bërë pjesë e Musical-Fest…Tani po fillon performanca e tij në Musical TV… Do këndojë kengen “E përsosur” që padyshim që do shndërrohet shumë shpejt në hit.

Altin Shira – “Fjala e fundit është lamtumira”
Altin Shira vjen në Musical-Fest me një këngë me titull “Fjala e fundit është lamtumira”… Deri sa të vijë fjala e fundit, kalojnë shumë momente gëzimi, surpriza por dhe dhimbje. Ndiqni këngën e tij…një baladë shumë e ndjerë

Arjan Korkaj – “Shejtania nga Vlora”
Vjen një këngëtar me një timbër zëri të veçantë Arjan Korkaj… Bëhet fjalë për një këngë dashurie dhe këtë herë për “Shejtanen nga Vlora”. Me siguri që do t’ia rrëmbejë zemrën…

Dashamir Baruni – “Amanet leme nanën”
Një grup muzikor ngjitet në skenën e Musical-Fest. Ata kanë vite që këndojnë me shumë profesionalizëm, kënga me të cilën marrin pjesë sot është “Amanet lene nanën”. I ndjekim së bashku Dashamir Baruni me vëllezërit e tij. (Intervista Backstage)

Fatbardha Mustafa – “O kurbet qofsh i mallkuar”
Fatbardha Mustafa është këngëtarja e cila do performojë tashmë për ju…Talenti i saj muzikor na tërheq gjithmonë në këngët e saj. E kënduar me shumë ndjenje vjen me një këngë kurbeti…

Maya – “24 karat”
Pjesëmarrësja e fundit por jo më pak e rëndësishmja është Maya e cila vjen gjithmonë me shumë stil në muzikën tonë. Edhe sot do të na befasojë me performancën e saj “24 Karat”. Të shohim për çfarë bëhet fjalë…

 

Për të gjitha ata prej jush që nuk patët mundësi ta shihni të plotë Puntatën 2 të Musical FEST, e cila u transmetua dje në orën 20:00, ju ftojmë të shfrytëzoni linket e mëposhtme për ta parë atë të plotë.

http://www.musicaltv.al/musical-fest-puntata-2-pjesa-1/

http://www.musicaltv.al/musical-fest-puntata-2-pjesa-2/

http://www.musicaltv.al/musical-fest-puntata-2-pjesa-3/

0 comments

Trackbacks