Musical FEST – Puntata 6 (përmbledhje)

Përshëndetje miq të Musical,

Ju falenderojmë shumë që po na ndiqni rregullisht nëpërmjet Televizionit Musical (në Digitalb), Facebook dhe YouTube.

Bujar Qamili – “Hajde sonte rri me mu”
Po e startojmë këtë event me një ndër artistet më të mirënjohur të muzikës popullore shqiptare. Ai ka kontribuar për vite me radhë në muzikën tonë, duke prezantuar Shqipërinë në të gjithë botën me zërin dhe muzikën e tij…Ju ftojmë të ndiqni Bujar Qamilin i cili vjen me një këngë plotësisht të re vetëm për Musical FEST.

Grupi Përmbi Tepelenë – “Përmbi Tepelenë”
Përmbi Tepelë është grupi që do të ngjitet në skenë për të performuar një këngë që do t’iu pëlqejë shumë. TItulli i këngës është “Përmbi Tepelenë” Ju ftoj ta ndiqni…:)

Bledi Mbroci – “Punë e qejf, qejf e punë”
Këngëtari i tretë që do të jetë në këtë natë është Bledi Mbroci i cili vjen me një këngë vërtet interesante me një tematike reale, që duhet të behet një alternim midis punës dhe qefit…“Punë e qejf, qejf e punë” e sjell Bledi

Linda ft Labinot Hakaj – “Herë ke njona, herë ke tjetra”
Ndryshe nga performancat e tjera, këtë herë do të kemi një duet. Ata janë dy këngëtarë motër e vëlla, të cilët vijnë nga Kosova me një prodhim të Musical TV…Është Linda dhe Labinot Hakaj me “Herë ke njona herë ke tjetra”…Ndiqeni

Lule Merkula – “Melodinë e Dashurisë”
Kënga e radhës flet për “Melodinë e Dashurisë”….Një këngë dinamike që shumë shpejt do të shndërrohet në hit… E sjell në Musical-Fest…Lule Merkulaj

Marjola dhe Jurgen Kacani – “Valle popullore”
Tashmë mbërritëm në fund të emisionit për natën e sotme….Skena do të mbyllet me një “Valle popullore” një performancë që do ta gjallërojë atmosferën….Ju ftojmë të shihni Marjola dhe Jurgen Kacani.

Për të gjitha ata prej jush që nuk patët mundësi ta shihni të plotë Puntatën 6 të Musical FEST, e cila u transmetua dje në orën 20:00, ju ftojmë të shfrytëzoni linket e mëposhtme për ta parë atë të plotë.

Musical Fest – Puntata 6 (pjesa 1)

Musical Fest – Puntata 6 (pjesa 2)

Musical Fest – Puntata 6 (pjesa 3)

0 comments