Musical FEST – Puntata 9 (përmbledhje)

Përshëndetje miq të Musical,

Ju falenderojmë shumë që po na ndiqni rregullisht nëpërmjet televizionit Musical (në Digitalb), Facebook dhe YouTube.

Kujtim Shehu – “Potpuri e Shqipërisë së Mesme”
Kujtim Shehu është këngëtari që e hap puntatën e 9-të Musical – Fest. Ai do të këndojë “Potpuri të Shqipërisë së Mesme” ku përfshihet edhe një këngë që këndohet në një moment shumë të rëndësishëm në një dasëm, siç është ai kur digjet shamia e beqarit.

Drita Ukaj – “Kolazh shkodran”
Është momenti që të sjellim te ju shikues këngë të Shqipërisë së Veriut, më saktë një kolazh shkodran nga Drita Ukaj… Potpuri Shkodrane (Intervista backstage)

Lili Gjidodaj – “Me valutë”
Lili Gjidodaj sjell një këngë shumë interesante… Mënyra se si perceptohet fitimi i dashurisë në forma të ndryshme… Të shohim për më tepër performancën e saj… “Me Valutë”

Ledi – “Je kismeti im”
“Je kismeti im” është një tjetër këngë që merr pjesë sot në Musical-Fest… Tregon se njeriu që përpiqet i arrin gjërat që dëshiron, në këtë rast dashurinë… Ledi

Xhemal Baço – “Kusuret e bukurisë”
Përflitet shpesh për bukurinë, po për kusuret e saj a keni dëgjuar?? Për këtë foli edhe kënga e radhës në Musical-Fest… “Kusuret e Bukurisë” – Xhemal Baço

Grupi Ali Pasha – “Kolazh jugu”
Ndërkohë të dashur miq jemi duke ndjekur Grupin Ali Pashë Tepelena…

Miq të dashur. Edhe për sot Musical Fest përfundoi.

Këngët e prezantuara në këtë event mund të ndiqni vazhdimisht në Musical TV, dhe sigurisht në faqen tonë në YouTube dhe në Facebook.

Për të gjitha ata prej jush që nuk patët mundësi ta shihni të plotë Puntatën 9 të Musical FEST, e cila u transmetua dje në orën 20:00, ju ftojmë të shfrytëzoni linket e mëposhtme për ta parë atë të plotë.

Musical Fest – Puntata 9 (pjesa 1)

Musical Fest – Puntata 9 (pjesa 2)

Musical Fest – Puntata 9 (pjesa 3)