Projekti “RECITAL”

Përshëndetje miq të Musical TV, Kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë me projektin tonë “RECITAL”. Ky shërbim ka për synim t’i ofrojë çdo artisti mundësinë dhe mbështetjen për të bërë një koncert recital për transmetim në televizion. Artistët mund të kenë RECITAL-in e tyre, duke sjellë këngët e tyre më të njohura, ose ato më të fundit në një show televiziv. Këngët do të shoqërohen me intervista të cilat do të pasqyrojnë më tej jetën artistike dhe personale të vetë artistit. Mbi të gjitha, formati i projektit i lejon çdo këngëtari apo artisti mundësinë e prezantimit të hiteve të tij/saj ndër vite, si dhe krijimet e reja të cilat do konceptohen si një recital videoklipesh të regjistruara në studio. Për çdo këngëtar, ky format i ofron mundësinë e përgatitjes dhe konceptimit më të plotë të krijimtarisë së vet për një prezantim më të plotë të vlerave artistike dhe muzikore nëpërmjet medias televizive, por edhe asaj elektronike. Çmimi për këtë projekt është vetëm 2,500 euro, e ndërkohë që artistet përveç RECITAL-it të tyre dhe reklamimit të tij të madh në televizion, do të përfitojnë edhe 5 video të cilat do të filmohen gjatë zhvillimit të projektit, të cilat do të kenë një transmetim të madh në Musical TV. Për më shumë informacion ju ftojmë të na kontaktoni direkt.