Së shpejti edhe Musical Radio
Përshëndetje miq të Musical TV, Siç e kemi përmendur edhe më herët, puna po vazhdon për re-emërimin e “My Music Radio” nën emrin “Musical Radio”. Kjo radio do vazhdojë të transmetohet në të njëjtën frekuencë 97.3 mghz në Tiranë, Durrës, etj, dhe në Digitalb (falas). Synim i bashkimit të radios me televizionin vjen edhe si nevojë e mbështetjes së nevojshme në promovimin dhe përhapjen e muzikës së bukur shqiptare në të gjitha kanalet mediatike. Kjo radio do të prezantojë muzikën shqiptare moderne popullore dhe artistët do të kenë një reklamim të jashtëzakonshëm, veçanërisht për ata prej jush që vazhdoni të bashkëpunoni me Musical TV. Së shpejti me info të reja...